Merve Yıldızalp
28 Qershor 2022•Përditësim: 28 Qershor 2022
Presidenti i Türkiye-s (Turqisë), Recep Tayyip Erdoğan në një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Joe Biden vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, çështjet rajonale dhe ato lidhur me Samitin e NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Drejtoria për Komunikime të Presidencës Turke thuhet se Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden në të cilën diskutuan për çështjet rajonale dhe marrëdhëniet Türkiye-SHBA.
Erdoğan dhe Biden bënë gjithashtu edhe vlerësime për agjendën e samitit përpara takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s që do të mbahet në Madrid.