Ali Cura
08 Shkurt 2022•Përditësim: 08 Shkurt 2022
Komiteti shtetëror kufitar i Bjellorusisë ka bërë të ditur se një avion i tipit ‘AN-2’ nga Letonia ka shkelur hapësirën ajrore bjelloruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komiteti tha se avioni shkeli hapësirën ajrore të Bjellorusisë në një thellësi prej 300 metrash përpara se të kthehej drejt Letonisë.
Shkelja e hapësirës ajrore të Bjellorusisë nuk është hera e para, theksoi komiteti, duke përmendur shkeljet nga një helikopter ukrainas më 4 dhjetor dhe nga një dron ukrainas më 24 janar.
Pretendimi vjen në mes të tensioneve të rritura mbi grumbullimin e trupave ruse rreth Ukrainës dhe Bjellorusisë, me frikën e një pushtimi.
SHBA dhe aleatët e saj kanë paralajmëruar për një sulm të afërt dhe kanë kërcënuar Rusinë me “pasoja të rënda”.
Megjithatë, Moska ka mohuar se po përgatitet të pushtojë Ukrainën dhe ka theksuar se trupat e saj ndodhen atje për stërvitje.