Ekip
20 Gusht 2020•Përditësim: 20 Gusht 2020
Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) sot nisi forumin e saj për media, raporton Anadolu Agency (AA).
Forumi përqendrohet në çështjet e harmonisë ndërfetare dhe ndërkulturore, promovimin e dialogut dhe përmirësimin e imazheve të muslimanëve dhe Islamit.
Përfaqësuesit e agjencive shtetërore të lajmeve nga vendet anëtare, ministrat dhe palët e tjera të interesuara marrin pjesë në forum, thuhet në deklaratë.
Sekretari i përgjithshëm i OBI-së, Yousef Al-Othaimeen në një fjalim përmes video-konferencës tha se forumi i mediave vjen në kuadrin e përballjes së sfidave si një bllok i bashkuar musliman.
OBI u formua në vitin 1969 dhe numëron 57 shtete anëtare.