Alaa Walid Elhamoud Elkidir,Gülşen Topçu
01 Nëntor 2016•Përditësim: 01 Nëntor 2016
STAMBOLL (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës të Bashkëpunimit Islamik (OBI) Iyad Medeni ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e Agjencisë Ndërkombëtare të lajmeve Islame (IINA) e lidhur me OBI-n thuhet se Medeni ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij për shkak të "problemeve shëndetësore" dhe se Arabia Saudite në vend të Medenit ka paraqitur si kandidat ish-ministrin e Çështjeve Sociale, Jusuf Ahmed el-Usejmin.
Medeni mori detyrën si Sekretari i Përgjithshëm i OBI-t më 31 janar 2014.