Halit Süleyman
30 Tetor 2015•Përditësim: 31 Tetor 2015
HALEP (AA) – Së paku 45 persona kanë humbur jetën, ndërsa 70 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit ajror të ushtrisë siriane në rajonin që është nën kontroll të ushtrisë opozitare, në Halep, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të zyrtarëve për mbrojtje civile në Halep, konfirmuar nga gazetari i AA-së, mbrëmë të paktën 10 sulme ajrore janë kryer në vendbanimet Kellese, Firdevs dhe Salahaddin të Halepit, që janë nën kontroll të ushtrisë opozitare.
Në Kellese humbën jetën 25 persona, Firdevs 15 dhe në Salahaddin pesë, ndërsa gjithsej 70 persona janë plagosur. Këto sulme në Kellese dhe Firdevs kanë shkatërruar edhe shumë objekte ndërtimore.
Zyrtarët lajmëruan se një numër i madh njerëzve kanë mbetur të ngujuar nën gërmadha në Halep, ndërsa shumë ekipe të ndihmës së shpejtë kanë mbërritur në vendngjarje dhe bëjnë përpjekje për të nxjerrë ata.