Ekip
18 Korrik 2016•Përditësim: 19 Korrik 2016
BRUKSEL (AA) - Ministri i sapoemëruar i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe dhe një prej ithtarëve kryesore të Brexit, Boris Johnson po qëndron sot në Bruksel në takimin e parë me homologët e tij nga BE-ja, me të cilët shpreson të punojë nga afër në të ardhmen, raporton Anadolu Agency (AA).
Johnson, i cili është një nga mbështetësit kryesor të daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, tha se rezultati i referendumit të muajit të kaluar "në asnjë mënyrë nuk do të thotë se Britania po lë Evropën".
"Në asnjë mënyrë nuk do ta braktisim rolin tonë udhëheqës në bashkëpunim evropian dhe çdo lloj pjesëmarrjeje", tha Johnson para takimit të Ministrave të Jashtëm Evropianë.