Bakir Tiro
29 Qershor 2018•Përditësim: 29 Qershor 2018
MOSKË (AA) – Marcelo po rikuperohet nga lëndimi në shpinë, por nuk është e sigurtë nëse do të mund të luajë për Brazilin në ndeshjen e të tetës së finales në Kampionatin Botëror në Rusi kundër Meksikës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Rikuperimi shkon mirë. Marcelo është në trajtim dhe nën mbikëqyrje të mjekeve, po tregon progres”, bëhet e ditur nga Federata e Futbollit të Brazilit.
Marcelo kishte spazëm të muskujve të shpinës, për shkak të cilës në minutën e 10 të ndeshjes me Serbinë (2:0), në xhiron e tretë të fazës së grupeve, doemos duhej të braktiste fushën.
Ndeshjen kundër Meksikës në të tetën e finales së Botërorit Brazili do ta luaj të hënën më 2 korrik, në ora 16:00 në Samari.