Büşra Selvi Öğütcen
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
SARAJEVË (AA) – Romero Juca, ministri brazilian i Planifikimit dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit të tanishëm brazilian Michael Terera, u largua nga detyra pas skandalit që e ka shkaktuar publikimi i filmimit të fshehtë nga takimi i tij me ish-drejtorin e kompanisë së naftës Transpetro, Sergio Machado, raporton Anadolu Agency (AA).
BBC raporton se Juca, emri i të cilit përmendet edhe në hetimin e korrupsionit në Petrobras, gjatë takimit me Machado, ish-senator dhe ish- kreun e kompanisë shtetërore të naftës Transpetro, tha se duhet të niset një "veprim kombëtare" për të ndaluar hetimin e korrupsionit në Petrobras, dhe se për këtë mirë së miri do të ishte të akuzohet presidentja Dilma Rousseff.
Takimi ishte mbajtur në mars të këtij viti, kurse Machado, emri i të cilit është përmendur edhe në hetimin e Petrobras, kishte filmuar fshehurazi bisedën.
Presidentja Rousseff më 12 maj u detyrua të largohet nga posti për shkak se Parlamenti Brazilian miratoi vendimin për ndjekjen penale ndaj saj, për lidhje të dyshuara të veprimtarisë korruptive në Petrobras.