Muhammed Emin Canik
23 Prill 2020•Përditësim: 24 Prill 2020
Në Brazil i cili është një prej vendeve më të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Amerikën Latine, kanë filluar të gërmohen varre masive në shtetin Amazonas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin e Brazilit, mësohet se në kryeqytetin Manaos të shtetit të Amazonas është marrë vendimi për hapjen e varreve masive për shkak të rritjes me shpejtësi të numrit të të vdekurve nga COVID-19.
Në një deklaratë nga bashkia Manaos, bëhet e ditur se varret masive të emërtuara "llogore" filluan të gërmohen në varrezat Nossa Senhora Aparecida në lagjen Taruma ku të vdekurit varroseshin pranë njëri-tjetrit.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se kjo metodë e cila u vendos për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve, është përdorur në vendet e tjera dhe se do të ruhet identiteti i viktimave dhe që ato do të varrosen në distanca të caktuara.
Në Brazil i cili është një prej vendeve më të prekura nga pandemia në Amerikën Latine, si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 2.906 njerëz, ndërsa janë shënuar 45.757 raste.