Gamze Türkoğlu Oğuz
30 Qershor 2016•Përditësim: 30 Qershor 2016
RIO DE JANEIRO (AA) – Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën gjatë aksionit nëntë ditorë policor i kryer në rrethinën e Rio de Janeiros me qëllim të kapjes së një trafikanti të arratisur të drogës, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia braziliane kërkon trafikantin i cili ka ikur nga spitali. Siç thekson gazeta “Globo”, gjatë aksionit në Rio de Janeiro, në të cilin gjatë muajit gusht duhet të mbahen Lojërat Olimpike, kanë humbur jetën dhjetë persona.
Janë mbyllur rreth 50 shkolla. Rreth 27 patrulla policore janë vendosur në Rio, por edhe në vendet turistike në jug të vendit. Kujtojmë se personat e armatosur më 19 qershor kryen sulm në spitalin Souza Aguiar për të ndihmuar në arratisjen e trafikantit të njohur të drogës Nicolas Labr Pereiri.
Gjatë sulmit është vrarë një pacient, ndërsa janë plagosur një infermiere dhe punonjësi i sigurimit.