Ömer Yetkin Acar
27 Mars 2017•Përditësim: 27 Mars 2017
SAO PAULO (AA) - Qindra persona në Brazil të organizuar përmes medias sociale janë mbledhur në mbështetje të operacioneve kundër korrupsionit dhe për të protestuar kundër politikanëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit e mbledhur në Rrugën Paulista në Sao Paulo, krahas mbështetjes për operacionin kundër korrupsionit, po ashtu kanë protestuar edhe kundër sistemit zgjedhor me lista të mbyllura që po diskutohet në kongres dhe gjykimeve prioritare kundrejt disa autoriteteve publike.
Nga ana tjetër, qindra brazilianë të mbledhur në Plazhin Copacabana në Rio de Zhaneiro kanë hedhur slogane kundër politikanëve.