Michael Sercan Daventry
18 Qershor 2016•Përditësim: 18 Qershor 2016
LONDËR (AA) - Policia britanike ka akuzuar një burrë 52-vjeçar për vrasjen e deputetes së Partisë Laburiste Jo Cox, e cila të enjten u vra në zonën e saj zgjedhore, raporton Anadolu Agency (AA).
Thomas Mair, i cili u arrestua menjëherë pas sulmit ndaj Cox, të cilën e goditi disa herë me thikë në qytetin verior të Anglisë Birstall, do të përballet me një numër të kallëzimeve penale të mërkurën kur edhe do të dalë para gjykatës.
Detektivi Nick Wallen, oficeri i policisë nga West Yorkshire i cili po udhëheq hetimet, të shtuën në një deklaratë tha: "Ne tashmë kemi akuzuar një njeri për vrasje, shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, posedim të një arme zjarri me qëllim kryerjes së vepres penale të dënueshme dhe posedim të një arme sulmuese".
"Thomas Mair, 52, nga Birstalli, sot do të shfaqet në gjykatën e Magjistraturës "Westminster" të Londërs (e shtunë 18 qershor)", tha ai.