Ata Ufuk Şeker
18 Qershor 2016•Përditësim: 19 Qershor 2016
BRUKSEL (AA) - Policia belge në kuadër të luftës kundër terrorizmit ka organizuar një operacion anti-terror natën e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës. Në këtë operacion janë bastisur 40 shtëpi dhe 152 garazhe. Në operacionin ku janë shoqëruar një numër i madh personash, 12 prej tyre janë arrestuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni është bërë i ditur me anë të një komunikate me shkrim nga Prokuroria Federale e Belgjikës. Prokuroria ka thënë se operacioni është zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit.
Në komunikatë thuhet se policia belge ka shoqëruar 40 persona ku pas marrjes në pyetje 12 prej tyre janë arrestuar si të dyshuar për planifikime të sulmeve terroriste.