Tayfun Salcı
12 Dhjetor 2016•Përditësim: 13 Dhjetor 2016
LONDËR (AA) - Britania do të përfshijë në "listën e terrorizmit" grupin e ekstremit të djathtë që ka lidhje me vrasësin e deputetes së Partisë Laburiste, Jo Cox në Britani, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupi neo-nazist që është përcaktuar se ka lidhje me Thomas Mair vrasësin e deputetes Cox që humbi jetën në muajin qershor si pasojë e një sulmi të armatosur do të vendoset në listën e terrorizmit të Britanisë.
Grupi i emëruar "National Action" do të jetë grupi i parë ekstremist i djathtë që do të vendoset në këtë listën në Britaninë e Madhe.