Ömer Aydın
12 Dhjetor 2016•Përditësim: 13 Dhjetor 2016
RENNES (AA) - Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, ka deklaruar se në komandën e operacioneve kibernetike që do të formohet e lidhur me Shtabin e Përgjithshëm dhe që do të hyjë në veprim që nga muaji janar do të jenë të punësuar 2.600 "luftëtarë kibernetikë", raporton Anadolu Agency (AA).
Le Drian pasi ka marrë pjesë në një program të mbajtur në Rennes rreth punimeve për ristrukturimin e ushtrisë franceze kundër sulmeve kibernetike, është shprehur se njësitë e reja që do të formohen me qëllim për t'iu kundër përgjigjur sulmeve kibernetike dhe për të qenë të gatshëm kundër luftës dixhitale do të përfshihen në Ushtrinë e Francës.