İnci Gündağ
20 Mars 2018•Përditësim: 20 Mars 2018
LONDËR (AA) – Policia britanike ka apeluar qytetarët që edhe ata të kyçen në mënyrë aktive në luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas sulmeve terroriste që vitin e kaluar u regjistruan në këtë vend, policia britanike nisi fushatën drejt parandalimit të aktiviteteve terroriste.
Në kuadër të fushatës ka nisur edhe nisma që ka të bëjë me lajmërimet e qytetarëve, nëse shohin sjellje të dyshimtë të ndonjë personi.
Koordinatori i Departamentit për luftë kundër terrorizmit në Britaninë e Madhe, Neil Basu, rikujtoi se vitin e kaluar morën më shumë se 30 mijë lajmërime dhe nga kjo shifër në 6 mijë raste ka patur ndonjë ndihmë.
“Lajmëroni rrethanat për të cilat shqetësoheni. Ky është rasti që çdo qytetar i mirë të bëhet qytetar i cili lufton kundër terrorizmit”, theksoi Basu.
Vitin e kaluar në rajonin e Londrës dhe Manchester-it janë kryer pesë sulme terroriste në të cilat jetën e humbën 36 persona.
Pas kësaj shkalla e rrezikut nga terrorizmi u ngrit në nivelin më të lartë.