Ekip
18 Gusht 2022•Përditësim: 19 Gusht 2022
Në Britani është bërë një paralajmërim i "rrezikut për jetën" kundër përmbytjeve të cilat kanë vendosur nën ndikim kryeqytetin Londër dhe pjesën juglindore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë bëhet e ditur se janë anuluar udhëtimet në stacionin e trenit Victoria të Londrës që është goditur nga përmbytjet.
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar Met Office i Britanisë, pas shirave intensivë të shënuar pas thatësirës dhe temperaturave të larta që vazhduan prej javësh, ka rritur në të verdhë nivelin e alarmit dhe ka paralajmëruar qytetarët për "rrezik për jetën".
Paralajmërimi i Met Office ka ardhur pasi Thames Water, kompania më e madhe në vend për shërbimet e ujit dhe ujërave të zeza vendosi kufizim për përdorimin e ujit në rajonet jugore.
Në muajt korrik dhe gusht u përjetuan temperatura që arritën në 40 gradë, ndërsa normat vjetore të reshjeve të këtij viti ranë deri në 10 për qind në pjesën juglindore të Britanisë.