Barış Seçkin
15 Tetor 2015•Përditësim: 15 Tetor 2015
ROMË (AA) - Nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara si pasojë e shirave të dendur të cilat kanë përfshirë pjesën qendrore të Italisë kanë humbur jetën 3 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmet e shtypit italian theksohet se në zonën e Lazios duke përfshirë edhe Romën një persona 41 vjeç ka humbur jetën pasi është rrëmbyer nga ujërat.
Ndërsa në afërsi të rajonit L’Aquila mësohet se një grua e moshës 51 vjeçe ka humbur jetën duke mbetur poshtë murit ndarës në shtëpinë e saj e cila u përfshi nga rrëshqitjet e tokës. Gjithashtu theksohet se një person tjetër 67 vjeç po në afërsi të kësaj zone ka humbur jetën para shtëpisë.
Ndër të tjera theksohet se si shkak i derdhjes së lumit Spalto në afërsi të rajonit L’Aquila një numër i madh personash janë detyruar të evakuohen nga zona.
Për shkak të reshjeve të dendura të cilat kanë marrë nën ndikim zonat jugore të vendit në zonat Messina, Katanja dhe Trapani në ishullin e Siçilisë janë ndërpresë orët e mësimit.
Gjithashtu është vërejtur se për shkak të shirave intensivë në qytetin e Venecias në veri të Italisë niveli i ujit është rritur deri në 1 metër.