Bilal Acar
19 qershor 2020•Përditësim: 20 qershor 2020
Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 42.461, me një rritje prej 173 viktimash në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, 1.346 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shfirën e përgjithshme të të infektuarve në 301.815.
Vendi ka kryer 169.600 teste të reja, me çka numri i përgjithshëm i testeve ka shkuar në 7.433.114.
Britania radhitet e para në Evropë për sa i përket numrit të vdekjeve nga vurusi dhe e treta në botë pas SHBA-së dhe Brazilit.
Kufizimet që filluan në 23 mars në Britani, pjesërisht u lehtësuan më 13 maj, duke u hequr kufizimet e lëvizjes për stërvitje dhe për punëtorët që nuk kishin mundësi të punonin nga shtëpia, siç janë ata në sektorin e ndërtimtarisë dhe prodhimit.
Në fazën e dytë të lehtësimit u vendos që të hapen shkollat fillore dhe të fillojnë garat profesionale sportive që nga 1 qershori, si dhe të hapen të gjitha dyqanet me pakicë më 15 qershor.