Aslı Aral
10 Qershor 2016•Përditësim: 11 Qershor 2016
LONDËR (AA) – Në Britani të Madhe festohet ditëlindja e 90-të e mbretëreshës Elizabeta II, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj Philip, duka i Edinburgut, iu bashkuan ceremonisë fetare në katedralen St. Paul, në Londër.
Përveç anëtarëve të familjes mbretërore, në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan si dhe shumë zyrtarë tjerë.
Elizabeta II në fronin britanik gjendet prej 63 vitesh që është periudha më e gjatë në historinë e vendit. Bashkëshorti i saj Philip sot po ashtu kremton 95 vjetorin.