Ramazan Ercan
10 Qershor 2016•Përditësim: 11 Qershor 2016
IZMIR (AA) - RAMAZAN ERCAN -
Udhëtimi i shpresës për emigrantët që përpiqeshin të kalonin ilegalisht në ishujt grekë duke përdorur Detin Egje ka arritur pothuajse në pikën e ndalimit edhe në rrugë tokësore edhe në rrugë detare. Pas marrëveshjes së ripranimit përafërsisht 3 muaj në ujërat territoriale turke nuk është përjetuar ndonjë vdekje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Detin Egje ku vetëm në dy vitet e fundit kanë humbur jetën mbi 500 persona, vërehet se përgjatë 82 ditëve ku nuk pa patur raste të vdekjeve si dhe theksohet se marrëveshja ka ka patur efekt.
Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së vihet në dukje se udhëtimi i shpresës i migrantëve që braktisin vendet e tyre për shkaqe si ato të luftës, arsyeve ekonomike dhe pasigurisë politike dhe të cilët synojnë të aplikojnë për azil në Europë me shpresën për një jetë më të mirë ka mbërritur në një pikë ndryshe bashkë me marrëveshjen e ripranimit.
Marrëveshja e arritur në Bruksel më 18 mars mes Turqisë dhe BE-së ka bërë që migrimi ilegal që ishte intensiv para marrëveshjes të arrijë në pikën e ndalimit. Bashkë me udhëtimin e shpresës që ka shënuar rënie afër 90 përqind pas marrëveshjes edhe mbytjet dhe vdekjet e shkaktuara nga hipotermia kanë përfunduar.