Ekip
19 Korrik 2022•Përditësim: 20 Korrik 2022
Zyra meteorologjike në Britaninë e Madhe njoftoi sot se ka regjistruar temperaturën më të nxehtë ndonjëherë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Temperaturat arritën në 39,1 gradë Celsius në Surrey pak para mesditës. Rekordi i mëparshëm ishte 38,7 Celsius në Kembrixh në vitin 2019.
Zyra meteorologjike theksoi se "nëse konfirmohet, kjo do të jetë temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Britani".
Temperaturat pritet të rriten tutje, me parashikime se ato do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius.