Tayfun Salcı
05 Dhjetor 2015•Përditësim: 06 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) - Pasi që Parlamenti britanik miratori kryerjen e sulmeve ajrore ndaj fortesave terroriste në Siri, bombarduesit britanik fluturuan nga baza e këtij shteti në Qipro dhe sulmuan për herë të dytë fortesat e DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Mbrojtjës i Britanisë së Madhe, Michael Fallon, ka njoftuar se sulmet e para janë kryer të enjtën në orët e hershme të mëngjesit.
Objektivë e sulmit ishin puset kryesore të naftës në Al Omer të Sirisë. Atëherë në sulmet morën pjesë dy bombardues të tipit Tornado dhe gjashtë të tipit Typhoon, ndërkohë që në sulmin e ri ndaj DAESH morrën pjesë dy bombardues Tornado dhe dy Typhoon.
Fallon vuri në dukje se Britania e Madhe do të vazhdojë me sulmet ndaj burimeve ekonomike të organizatës terroriste DAESH.
Parlamenti britanik të mërkurën pas debatit 11 orësh në Dhomën e Poshtme, me 397 vota pro dhe 223 kundër votoi aprovimin për fillimin e sulmeve ajrore në Siri.