Murat Ünlü
22 Mars 2016•Përditësim: 22 Mars 2016
BRUKSEL (AA) - Në kryeqytetin e Belgjikës, në Bruksel, ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër në stacionin e metros Maelbeek në afërsi të institucioneve të BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmet të cilat u publikuan në mediat belge, njoftohet se ka ndodhur një shpërthim në një stacion të metros, ku nga ngjarja ka të plagosur dhe se vazhdon të rritet tymi i zi në ajër.
Pas shpërthimit u ndërprenë edhe shërbimet e metros.
Këtë mëngjes në aeroportin "Zaventem" të Brukselit kishin ndodhur dy shpërthime. Në këto shpërthime humbën jetën 13 persona.