Felix Nkambeh Tih
22 Mars 2016•Përditësim: 22 Mars 2016
BAMAKO (AA) - Në një hotel ku qëndronin ushtarët e BE-së në kryeqytetin e Malit, Bamako, është kryer një sulm i armatosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në orët e natës persona ende të pa identifikuar ndërmorën një sulm të armatosur ndaj hotelit Azalai Nord Sud i cili ndodhet në lagjen ACI 2000 në kryeqytetin e Malit. Si pasojë e kundërpërgjigjes së forcave të sigurisë mësohet se konflikti ka zgjatur afërsisht 1 orë.
Ministri i Brendshëm, Salif Traore në një deklaratë në televizionin kombëtarë pas konfliktit tha se është vrarë një prej sulmuesve, janë arrestuar 2 dyshuar dhe se ndodhen në kërkim 3 persona të tjerë.