Ata Ufuk Şeker
02 dhjetor 2018•Përditësim: 03 dhjetor 2018
BRUKSEL (AA) – Në kryeqytetin belg, Bruksel, që është selia e Bashkimit Evropian dhe NATO-s u mbajtën protesta kundër politikave klimatike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të protestave të organizuara nga organizatat civile dhe organizatat ambientaliste me temën “Mbroje ambientin”, dhjetëra mijëra persona u mblodhën përpara stacionit verior të trenave në Bruksel.
Protestuesit të cilët marshuan në drejtim të qendrës së qytetit në rrugët kryesore, pas kalimit pranë institucioneve të BE-së, i dhanë fund protestës.
Edhe një grup i protestuesve me biçikletë arritën në të njëjtën pikë duke përdorur rrugë të tjera.
Protestuesit të cilët kritikojnë politikat e qeverisë për klimën, i bënë thirrje shtetit për uljen me 55 për qind të emetimit të gazrave serë deri në vitin 2030.
Protestuesit të cilët mbanin rroba shumëngjyrëshe dhe të cilët shfaqën edhe performanca të valles, mbanin pankarta me mbishkrime “Nuk ka një botë tjetër”, “Duam politika të drejta klimatike”, “Shpëtojeni botën”.
Ndërsa në pika të ndryshme të qytetit janë marrë masa të gjera për shkak të protestave.
Disa rrugë përreth qendrës së qytetit u mbyllën për trafik.