İhvan Radoykov
19 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
SOFJE (AA) – Gjatë rrëzimit të një helikopteri në afërsi të kufirit bullgar Nesebar një pilot ka humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Helikopteri për spërkatje të sipërfaqes bujqësore u rrëzua në afërsi të fshatit Poroj, në lindje të Bullgarisë, njoftohet nga Ministria bullgare e Transportit dhe Komunikimit.
Hetimi lidhur me shkaqet e rrëzimit të fluturakes është ngritur, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, helikopteri gjatë fluturimit të ulët është ngatërruar te kabllot e largpërçuesit.