Fatjon Cuka
12 Janar 2016•Përditësim: 12 Janar 2016
TIRANË (AA) – Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me sulmin e sotëm terrorist në “Sulltanahmet” të Stambollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter , kryediplomati shqiptar ka shprehur ngushëllimet ndaj familjeve të viktimave të sulmit terrorist të ndodhur sot në Stamboll.
“Si aleat Shqipëria solidarizohet dhe është krah Turqisë në këto momente”-ka shtuar ndër të tjera Bushati.
Sipas autoriteteve turke në sulmin e sotëm terrorist në “Sulltanahmet” të Stambollit kanë humbur jetë 10 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.