Ayşe Aktaş
25 Mars 2016•Përditësim: 26 Mars 2016
BRUKSEL (AA) - Njoftohet për dy shpërthime gjatë një operacioni policorë anti-terror në Bruskesl, raporton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror belg në gjuhën frënge ka thënë se janë dëgjuar dy shpërthime në lagjen Schaerbeek të Brukselit gjatë një operacioni policorë. Në operacion thuhet se është arrestuar një person.
Duke u se një shpërthim është dëgjuar gjatë nisjes së operacionit thuhet se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.
Ndërkohë nuk janë dhënë detaje nëse operacioni ka të bëjë me sulmin terrorist të ndodhur më 22 mars në të cilin humbën jetën 31 persona. Në operacionet e mëparshme pas sulmeve të organizuar nga policia belge në këtë lagje thuhet se është sekuestruar lëndë shpërthyese e përzier me gozhdë, si dhe flamuj të DAESH-it.
Në sulmet ndaj aeroportit "Zaventem" dhe një stacioni metroje në Maelbeek, humbën jetën 31 dhe u plagosën rreth 300 persona. Ndërkohë për shkak të gjendjes së vështirë të disa të plagosurve thuhet se numri i të vdekurve mund të rritet. Pas sulmit të marrë përsipër nga DAESH-i Belgjika rriti në maksimum gjendjen e alarmit. Ndërkohë alarmi në këtë shtet nga niveli katër që ishte ditën e djeshme u ul në nivelin tre.