Aslı Aral
29 Qershor 2016•Përditësim: 29 Qershor 2016
LONDËR (AA - Kryeministri britanik David Cameron duke shprehur keqardhjen e shteteve evropiane për vendimin "Brexit" të vendit të tij tha se "derisa Mbretëria e Bashkuar ndahet nga BE-ja ajo nuk duhet ti kthejë shpinën Evropës", raporton Anadolu Agency (AA).
Cameron dje mori pjesë në ditën e parë të Samitit të BE-së në Bruksel, ku në darkën e punës të Samitit është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.
Në një deklaratë pas darkës së punës Cameron tha se bisedimet kanë kaluar në një atmosferë të mërzitshme.
"Partnerët tanë në Evropë shprehin keqardhje që kemi planifikuar të ndahemi nga BE-ja. Por bisedimet kanë qenë konstruktive, pozitive dhe të qeta. Ka një qasje se duhet të jemi në një marrëdhënie të afërt në çështjet si të tregtisë ashtu dhe të sigurisë. Mbretëria e Bashkuar teksa ndahet nga BE-ja ajo nuk duhet, nuk do ti kthejë shpinën Evropës", tha kryeministri britanik.