Aslı Aral
13 Korrik 2016•Përditësim: 14 Korrik 2016
LONDËR (AA) - Kryeministri britanik David Cameron, largohet nga detyra e tij duke i paraqitur dorëheqjen mbretëreshës Elizabeth II raporton Anadolu agency (AA).
Kryeministri 49 vjeçar Cameron i cili kryen detyrën e kryeministrit të Britanisë që nga viti 2010 ka mbërritur në rezidencën zyrtare Buckingham të mbretëreshës bashkë me bashkëshorten Samantha dhe tre fëmijët e tij. Në takimi i cili ka zgjatur afërsisht gjysmë ore Cameron i ka paraqitur mbretëreshës dorëheqjen.
"Nuk ka qenë një udhëtim i lehtë dhe jo çdo vendim i yni ka qenë i drejtë, por besoj vendi ynë sot është më i fortë", u shpreh Cameron i cili para se të mbërrinte në rezidencën Buckingham ka kaluar para ndërtesës së kryeministrisë.