Şerife Çetin
03 Shkurt 2021•Përditësim: 03 Shkurt 2021
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Dominic Raab, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se në bisedë Çavuşoğlu dhe Raab biseduan për çështjen e Qipros dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Gjithashtu bëhet e ditur se Çavuşoğlu ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me ministren e Jashtme të Mongolisë, Batmunkh Battsetseg.
Ministri Çavuşoğlu uroi homologen mongole të sapoemëruar në detyrë.