Aslı Aral
18 Janar 2016•Përditësim: 19 Janar 2016
LONDËR (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, i ndodhur për vizitë pune në Londër, ka patur një takim me homologun e tij britanik, David Cameron. Davutoğlu në një deklaratë para takimit ka theksuar se në Londër ka patur takime intensive dhe ka pohuar se "mes Turqisë dhe Britanisë ka një bashkëpunim të shkëlqyer". Ai ka shtuar gjithashtu se shpresojnë që këtë vit me mbështetjen e Britanisë si një shtet garantues të zgjidhet problematika e Qipros, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoğlu ka vënë në dukje se mes dy vendeve në vitin 2015 ka patur një vëllim tregëtar i cili ka arritur në 15 miliardë dollarë. "Nuk kam asnjë dyshim se bisedimet tona do të përshpejtojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes dy vendeve. Mbretëria e Bashkuar, është aleati ynë i rëndësishëm në shumë aspekte. Shpreh falenderimet për ngushëllimet dhe solidaritetin tuaj në luftën kundër terrorizmit. Në rajonin tonë ka një rrezik të madh jo vetëm kundër Turqisë, por kundër Europës dhe shoqërisë globale, veçanërisht nga Siria. Gjithashtu shpreh falenderimet për organizimin e Konferencës së Donatorëve për Sirinë ku do të jem pjesëmarrës edhe unë"- ka theksuar Kryeministri i Turqisë.
Davutoğlu ka konfirmuar se edhe Turqia në muajin maj do të jetë vendi organizator i konferencës së ndihmave humanitare dhe ka ftuar Cameron në këtë konferencë.
Kryeministri turk ka shtuar më tej se: "Para nesh ka vështirësi të mëdha, por ka edhe mundësi. Shpresojmë që këtë vit me mbështetjen e Britanisë si një shtet garantues të zgjidhet problematika e Qipros. Shpreh falenderimet për mbështetjen e dhënë në marrëdhëniet tona me BE-në. Shpresojmë që viti 2016 të jetë një fillim i ri në marrëdhëniet tona Turqi-BE. Në këtë pikëpamje mbështetja juaj dhe vizioni ynë i përbashkët në çështjen e BE-së do të jetë i rëndësishëm. Edhe një herë shpreh falenderimet dhe shpresoj që në muajin maj t'ju shikoj në vendin tonë".
Ndërsa Kryeministri britanik, Cameron ka deklaruar se "mik i mirë, kam kënaqësi të madhe të pres kryeministrin e Turqisë".
Cameron pasi ka shprehur ngushëllimet në lidhje me sulmin e tmerrshëm terrorist në Stamboll dhe për shpërthimin në qytetin Kilsi u shreh se: "Përballemi me vështirësitë e luftës kundër DAESH-it dhe luftës kundër terrorizmit. Do të punojmë nga afër për nevojën e sjelljes së ndryshimit në Siri dhe në lidhje me shumë çështje".
Cameron ka vënë në dukje se mes dy vendeve ka marrëdhënie të forta ekonomike dhe politike si dhe ka shtuar më tej se në konferencën për Sirinë e cila do të mbahet më 4 shkurt në Londër do të diskutohet situata në Siri, kriza e refugjatëve në Europë dhe shumë çështje të tjera.