Handan Kazancı
07 Janar 2020•Përditësim: 07 Janar 2020
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me kryeministrin algjerian Abdelaziz Djerad në kryeqytetin Algjer, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e fundit të vizitës së tij dyditore, Çavuşoğlu gjithashtu është takuar me homologun e tij Sabri Boukadoum, duke e uruar atë për postin në kabinetin e ri qeveritar të formuar të dielën pas zgjedhjeve të dhjetorit.
Duke theksuar bashkëpunimin mes Turqisë dhe Algjerisë, Çavuşoğlu tha: "Është koha që të zhvillojmë marrëdhënie dypalëshe në shumë sfera, duke përfshirë edhe ekonominë".
Kryediplomati turk gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet rajonale, duke theksuar: "Ka zhvillime që shqetësojnë dy shtetet tona. Nëse ne punojmë bashkë, ne kemi bindje se mund të sjellim paqe dhe stabilitet".
Megjithatë, nuk u përmend Libia, fqinji lindor i Algjerisë me të cilin ndan një kufi në gjatësi prej 989 kilometrash.
Parlamenti i Turqisë javën e kaluar kaloi mocionin që i lejon të dërgojë trupa si ndihmë ushtarake për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë, e cila është rrethuar nga forcat e Khalifa Haftar, një luftëtar me qendër në Lindjen e Libisë.
Parlamenti i Turqisë javën e kaluar kaloi mocionin që lejon vendosjen e trupave në Libi për një vit në mënyrë që t'i përgjigjet kërcënimeve nga grupe të paligjshme të armatosura dhe grupe të tjera terroriste që synojnë interesat kombëtare të të dy vendeve.