Mustafa Melih Ahıshalı
26 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
TAHERAN (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një takim në Teheran, me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu i cili ndodhet në Teheran për një vizitë zyrtare një ditore, ka nisur axhentën e tij me takimin me Presidentin e vendit, Ruhani.
Takimi në ambientet e rezidencës presidenciale është zhvilluar pa praninë e mediave. Ndërkohë në këtë takim thuhet se janë diskutuar çështja e Sirisë dhe të tjera të rajonit. Ndërkohë ndër temat e diskutuara thuhet se ka qenë edhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Gjatë vizitës së tij një ditore në Teheran, Çavuşoğlu pritet të takohet edhe me homologun e tij Xhevad Zarif.