Ekip
26 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
MOGADISHU (AA) - Të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur kur një bombë në një makinë shpërtheu të shtunën në një treg në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).
Abdi Fatah Hallan, zëdhënësi i administratës rajonale Banadir, e cila është e vendosur në Mogadishu, ka konfirmuar për AA, se bomba e vendosur në makinë ka shpërthyer.
Tregu, i njohur si Suqa Berta, ndodhet në lagjen e qytetit Waberi një nga më frekuentueset në Somali. Gjithashtu, ndodhet në afërsi të selisë kryesore të policisë në vend.
"Herët është të flitet për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve, por është e qartë se rebelët sulmuan njerëz të pafajshëm", tha Hallan.