Bayram Altuğ
04 Korrik 2017•Përditësim: 05 Korrik 2017
CRANS-MONTANA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, lidhur me konferencën për Qipron tha se këtu duhet të merret një vendim nëse do të ketë zgjidhje, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke vënë theksin se është "konferenca e fundit" për Qipron e cila vazhdon në Zvicër ai tha se "Tashmë këtu duhet të merret një vendim nëse do të kryhet apo jo".
Çavuşoğlu, ka bërë disa deklarata për gazetarët pas takimit të zhvilluar në qendrën e kongreseve ku është mbajtur Konferenca për Qipron e cila vazhdon në qytetin Crans-Montana të Zvicrës.
Pasi ka shpjeguar se në konferencë kanë ardhur me qëllimin e mirë ku edhe punimet i kanë vazhduar në këtë drejtim Çavuşoğlu tha: "Ne e dimë se çfarë kërkojmë. Gjithashtu edhe qëndrimin tonë e kemi deklaruar që në fillim bashkë me vijat e kuqe. Por, këtë javë duhet të merret vendimi i kësaj nëse do të ketë një zgjidhje si rezultat".
Ndër të tjera duke bërë të ditur se Konferenca e Qipros është "konferenca e fundit" ku edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka vendosur një kuadër duke marrë pjesë javën e kaluar në konferencë, Çavuşoğlu tha se "Për të përfituar kohë kishim propozuar që të gjitha temat të diskutoheshin në formë pakete. Edhe Sekretari i përgjithshëm tha diçka në lidhje me këtë".
Ministri Çavuşoğlu më tej ka vënë theksin se Turqia në Konferencën e Qipros që vazhdon në Zvicër ka treguar një qëllim të mirë dhe një qëndrim fleksibël.
"Por, edhe kjo duhet të ketë një përgjigje. Fatkeqësisht deri më sot nuk kemi mundur të vërejmë ndonjë qasje pozitive nga pala përballë. Mund të ketë shqetësime të tjera. Pavarësisht se janë bërë premtime, madje kemi vërejtur edhe disa veprime si rrjedhjen e disa dokumenteve të cilat nuk përshtaten me ndershmërinë. Por, si rezultat nëse këtu do të ketë një zgjidhje edhe pala tjetër duhet të afrohet me qasje të sinqertë duke vërejtur edhe qëllimin tonë të mirë", tha Çavuşoğlu.