01 Tetor 2015•Përditësim: 01 Tetor 2015
PRAGË (AA) – Kryeministri i Republikës Çeke, Bohuslav Sobotka, ka deklaruar të enjten se vendi i tij e kundërshton planin e Bashkimit Europian për kuotën e shpërndarjes së refugjatëve në mes të 28 vendeve anëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë diskutimeve mbi krizën e refugjatëve në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Çekisë, kryeministri Sobotka tha se: "Ndodhemi në mes të betejës për qasje reale të tërë Bashkimit Evropian në lidhje me krizën e emigrantëve. Çekia do të votojë kundër propozimit aktual. Asnjë qeveri nuk mund të zbatojë një mekanizëm të tillë në të ardhmen.".
Javën e kaluar ministrat e Bashkimit Evropian janë dakorduar mbi shpërndarjen e 120.000 njerëzve të cilët kërkojnë azil në vendet e BE-së, përkundër kundërshtimeve të Hungarisë, Sllovakisë dhe Rumanisë.
Sobotka thotë se vendimi i BE-së nuk është i mirë, por se Çekia si vendi anëtar e respekton.
Milan Chovanec, ministri i Brendshëm i Çekisë ka thënë se ministrat e BE-së do të diskutojnë për planin e madh të shpërndarjes së refugjatëve brenda Unionit i cili do të mbahet më 8 tetor në Luksemburg.