Rafiu Oriyomi Ajakaye
01 Tetor 2015•Përditësim: 02 Tetor 2015
LAGOS (AA) - Ushtria nigeriane ka njoftuar se militantët e grupit terrorist, Boko Haram helmojnë burimet e ujit, gjë të cilën e quajtën një nga mjetet e luftës së posaçme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse ende nuk janë raportuar raste të vdekjes në mesin e njerëzve, është gjetur një numër i madh i kafshëve të ngordhura, në dy rajone në verilindje të shtetit Borno ku edhe ndodhen burimet e ujit të pijshëm, ka deklaruar zëdhënësi i ushtrisë Tukur Gusau.
Sipas tij, militantët kanë helmuar edhe disa puse dhe perrenjë.
Në vitin 2009 Boko Haram për herë të parë filloi sulme guerrilase për dominim në Nigerinë veriore, ndërsa konflikti u përhap edhe në vendet fqinje. Në aktivitete militante të grupit terrorist janë vrarë qindra mijëra njerëz, kryesisht civilë, ndërkohë që një numër pothuajse i njëjtë është zhvendosur. Pothuajse të gjitha sulmet në vend i atribuohen këtij grupi i cili është përgjegjës edhe për rrëmbime të shumta.