Firdevs Yüksel
20 Dhjetor 2019•Përditësim: 20 Dhjetor 2019
Centrali i parë lundrues i energjisë bërthamore në botë "Akademik Lomonosov", u lidh për të siguruar energji elektrike për herë të parë në rrjetin Chaun-Bilibino nga distanca në qytetin bregdetar dhe të minierës së arit Pevek, në Lindjen e Largët të Rusisë, njoftoi të enjten Korportata Shtetërore Atomike Ruse - Rosatom, transmeton Anadolu Agency (AA).
Impianti lundrues me gjatësi 144 metra dhe i gjerë 30 metra, i pajisur me dy sisteme reaktore 35 megavat KLT-40C të ngjashëm me ato që janë përdorur për thyerjen e akullit, është i aftë të gjenerojë energji elektrike të mjaftueshme për rreth 100 mijë shtëpi.
Ky zhvillim shënon fillimin zyrtar të operacioneve për reaktorët e parë modularë të vegjël në botë (SMR) dhe sipas drejtorit të Përgjithshëm të Rosatom, Alexey Likhachev, është gjithashtu një hap i madh për vendosjen e qytetit Pevek si kryeqyteti i ri energjetik i rajonit.
"Pas lidhjes së tij me rrjetin 'Akademik Lomonosov' do të bëhet termocentrali i parë bërthamor në botë bazuar në teknologjinë e klasës SMR për të gjeneruar energji elektrike. Ky është një moment historik i mrekullueshëm si për industrinë bërthamore ruse ashtu edhe atë botërore", tha Likhachev.
Lidhja e centralit lundrues me rrjetin e ngrohjes të qytetit Pevek do të përfundojë në vitin 2020. Sapo të fillojnë operacionet, imipianti do të bëhet centrali i 11-të i Rusisë.
Lidhja me rrjetin pasoi sigurimin e një licence të rregullatorit rus Rostekhnadzor si dhe lejen për t'u lidhur me rrjetin e energjisë elektrike veriore të mirëmbajtur nga kompania Chukotenerg, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Impianti lundrues, i emëruar sipas shkencëtarit rus të shekullit të 18-të, Mikhail Lomonosov, do të zëvendësojë kapacitetet dalëse të centralit bërthamor 'Bilibino', termocentralin e kombinuar Chaunskaya dhe termocentralin për t'u bërë objekti themelor i gjenerimit të energjisë në rajonin autonome Chukotka të Lindjes së Largët të vendit.
Dy reaktorët e montuar me shirita në bordin e anijes "Akademik Lomonosov" janë pjesë e një projekti pilot dhe një 'prototip pune' për një flotë të ardhshme të centralit bërthamor lundrues dhe instalimeve në det të bazuar në prodhimin rus -SMR. Njësitë e vogla të energjisë do të jenë në dispozicion për vendosjen në zonat që arrihen me vështirësi të veriut dhe Lindjes së largët të Rusisë si dhe për eksport.