Ekip
29 Shkurt 2016•Përditësim: 01 Mars 2016
IDOMENI (AA) – Ministri italian i Punëve të Jashtme, Paolo Gentiloni, qytetarët italianë dhe ekipe mjekësore kanë pritur sot në aeroportin në Romë një grup prej 93 refugjatëve nga Siria të mbërritur nga Bejruti, raporton Anadolu Agency (AA).
Refugjatët kanë qëndruar në Liban ku kanë marrë vizë humanitare pasi kanë braktisur vendin e tyre të përfshirë nga lufta.
Gentiloni deklaroi se transferimi i refugjatëve me avion ka qenë i kufizuar, porse është dërguar një porosi e mirë trafikantëve të cilët përfitojnë nga udhëtimet e rrezikshme të refugjatëve të dëshpëruar të cilët kërkojnë të arrijnë në territorin evropian.