İhvan Radoykov
20 Tetor 2015•Përditësim: 21 Tetor 2015
SOFJE (AA) – Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë ka deklaruar se që nga fillimi i vitit 2015 janë ndaluar 21 mijë e 743 refugjatë të cilët kanë hyrë në vend në rrugë ilegale, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke thënë detaje në lidhje me personat të cilët kanë hyrë ilegalisht në vend Ministria e Brendshme tha se rreth 7 mijë prej tyre janë ndaluar në rajonet e brendshëm të vendit.
Ministria e Brendshme e Bullgarisë thotë gjithashtu se nga të ndaluarit në rajonet e brendshme të vendit 5 mijë e 348 persona kishin hyrë në rrugë ilegale nga Turqia, ndërsa 2 mijë e 513 të tjerë me mjetet e tyre në pika të ndryshme kufitare.
Sipas statistikave të kësaj ministrie rreth 53.5 përqind e personave të kapur të cilët kanë hyrë ilegalisht në vend janë nga Siria, 23.1 përqind nga Iraku dhe 18.4 përqind nga Afganistani.
Ndërkohë Kryeministri i vendit, Boyko Borisov në një deklaratë kishte pohuar se duke krahasuar kufizimet me shtetet të cilat nuk kanë Schengen, kufiri me Turqinë është vija më e mbrojtur dhe pa probleme.
Për
të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.