Bakir Tiro
09 Dhjetor 2016•Përditësim: 10 Dhjetor 2016
SAO PAULO (AA) - Klubi brazilian i Futbollit Chapecoense ka ndryshuar stemën për të përkujtuar përgjithmonë humbjen e ekipit të tij javën e kaluar në aksidentin ajror në Kolumbi, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësia e klubit ka vendosur që në stemë të shtohen dy yje. Njëra i është dedikuar lojtarëve të rënë dhe anëtarëve të stafit teknik në aksidentin ajror pranë Medellin, ndërsa tjetri simbolizon fitoren e Kupës 'Sudamerica'.
Titulli i kampionit të kontinentit i është dhënë atyre me kërkesën e kundërshtarëve të tyre në finalen e Kupës Sudamerica, klubi i Kolumbisë Atletico Nacional.