Mutlu Demirtaştan
01 Dhjetor 2016•Përditësim: 02 Dhjetor 2016
STAMBOLL (AA) - Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) bëri të ditur se në shenjë respekti për futbollistët e ekipit brazilian Chapecoense të cilët humbën jetën në aksidentin ajror do të mbahet një minutë heshtje në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës Europa, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e UEFA-s thuhet se në ndeshjet të cilat do të zhvillohen javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Europa do të mbahet një minutë heshtje në shenjë respekti ndaj lojtarëve që humbën jetën në aksidentin ajror.
Në deklaratë ku u transmetuan fjalët e presidentit të UEFA Aleksander Ceferin se "aksidenti ajror ka tronditur thellë të gjithë botën e futbollit".
”Ne si futboll evropian ndajmë dhimbjen me Chapecoense, Federatën e Futbollit të Brazilit, me Konfederatën e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) dhe me të gjithë familjarët e personave të cilët humbën jetën në aksident”, thuhet në deklaratë.
Gjermani, një minutë heshtje në ndeshjet e futbollit për Chapecoense
Gjermania ka vendosur që në ndeshjet e kësaj jave të ligës së parë dhe të dytë të futbollit të mbahet një minutë heshtje për nder të ekipit drejtues të skuadrës Chapecoense që humbën jetën në aksidentin ajror në Kolumbi.
Në një deklaratë nga Unioni i Klubeve të Futbollit të Gjermanisë (DFL), thuhet se është vendosur që në ndeshjet e kësaj jave të ligës së parë dhe të dytë të futbollit në Gjermani do të mbahet një minutë heshtje në fillim të ndeshjeve si dhe do të vendoset shirit i zi në krah në nderim të tyre.
Në deklaratë thuhet se aksidenti ajror ishte një tragjedi për Brazilin dhe futbollin e këtij vendi. Në vijim DFL thekson se "Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet për familjarët dhe futbollin brazilian si dhe duam të dërgojmë mesazhe solidariteti".