Bilgin S. Şaşmaz
20 Gusht 2017•Përditësim: 21 Gusht 2017
CHICAGO (AA) - Në kuadër të edicionit të 59-të të Panairit të Ajrit dhe Ujit, e cila organizohet në Chicago të SHBA-ve, një numër i madh i ekipeve të aerobatikës ofruan shfaqjet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Manifestimi i cili u zhvillua mbi liqenin e Michigan-it, zgjati më shumë se pesë orë dhe u ndoq nga rreth 2 milionë njerëz.
Në këtë panair morrën pjesë ekipe të shumta, të tilla si The Firebirds Delta Team, Susan Dacy, Bill Stein, A-4 Skyhawk Jet Tac Demo, Aerostars dhe AeroShell Aerobatic Team, Navy Blue Angels nga Forcat Ajrore Amerikane, A-10 Thunderbolt II, F-22 Raptor, P-51 Mustang, parashutistë, zjarrëfikës dhe policia detare e Chicago-s.
Shfaqjet të cilat shoqëroheshin nën masa intensive të sigurisë nga ana e policisë së Chicago-s, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.