Amina Zorniç
03 Maj 2016•Përditësim: 03 Maj 2016
CHICAGO (AA) - Stacy Pincus nga shteti i Illinoisit ka paditur zinxhirin më të madh të shitjes së kafes me pakicë në botë-Starbucks, duke kërkuar pesë milionë dollarë për shkak të "akullit të tepërt në pije", raporton Anadolu Agency (AA).
Pincus ka dorëzuar padinë në gjykatën Federale në Illionis, ku sipas saj, për shkak të sasisë së madhe të akullit cilën Starbucks vendos në kafenë e akullt.
Në padi ajo ka theksuar se Starbucks "qëllimisht mashtron" klientët e saj të cilët paguajnë "për më shumë nga sa në të vërtetë marrin".
"Fjala 'Pije' është përcaktuar si 'lëng i pijshëm'. Akulli nuk është 'pije' sipas definicionit. Prandaj, Starbucks në fakt u jep klientëve shumë më pak pije në pijet e ftohta nga ajo që kanë porositur dhe paguar", theksohet në ankesën ku u thuhet se kompania 'qëllimisht' përdor gota më të mëdha ku dominon akulli ndaj pijës që konsumatori ka porositur.