Mehmet Yılmaz
31 Maj 2017•Përditësim: 31 Maj 2017
PRAGË (AA) - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës Çeke, Milan Chovanec, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të pranojë refugjatë pjesës së dytë të muajit tetor, periudhë kur edhe do të mbahen zgjedhjet parlamentare në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për gazetën e përditshme çeke "Pravo", Chovanec është shprehur se, "Çekia deri në pjesën e dytë të tetorit, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare, nuk do të pranojë madje as edhe një refugjat".
Chovanec duke bërë të ditur se qeveria çeke nuk ka të njëjtin mendim në çështjen e kuotës së refugjatëve, ka theksuar se është i gatshëm të tërhiqet nga funksioni ministër i brendshëm në rast se zbatohet kuota e refugjatëve mbi rekomandimin e Komisionit Evropian.
"Nuk pres pranimin e refugjatëve, sepse sistemi i kuotave është i pakëndshëm dhe i pa zbatueshëm", është shprehur Chovanec.
Ministri i brendshëm çek ka theksuar se Çekia mund të përballet me gjoba miliona euro në rast se nuk do të pranojë kuotën e refugjatëve. Ai ka shtuar se pavarsisht kësaj nuk duhet të hidhen hapa prapa.
Komisioni Evropian pak kohë më parë kishte paralajmëruar Çekinë, e cila deri më sot ka pranuar vetëm 12 refugjatë se në rast se do të vazhdojë të dal kundër kuotës ajo mund të përballet me sanksione.