Cansu Dikme
04 Maj 2018•Përditësim: 05 Maj 2018
EDIRNE (AA) – Një grup çiklistësh turq dhe serb kanë mbërritur në Turqinë veriperëndimore, shtatë ditë pasi u nisën nga kryeqyteti serb, Beograd, raporton Anadolu Agency (AA).
Turneu i Urës së Miqësisë ka kaluar nëpër rrugën nga Porta e Stambollit në Beograd, në Portën e Beogradit në Stamboll. Turneu është organizuar për të shënuar vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në Turqi, më 7 maj.
Turneu është 9-ditor i çiklistëve turq Oguzhan Ermis dhe Muhammed Ali Oguz, së bashku me ata serb, Milica Rakic dhe Aleksandar Mijatovic, të cilët u ndalën për një pushim në provincën veriperëndimore Edirne.
Çiklistët u pritën nga guvernatori i krahinës, Gunay Ozdemir, në zyrën e tij.
Duke përmendur se si Turneu i Urës së Miqësisë po nxiste lidhjet midis dy vendeve, Ozdemir tha se, “Shpresoj se kjo miqësi të përhapet në valë. Unë besoj se do të përfshijë popullin turk dhe atë serb”.
Fatih Harmanci, një trajner nga drejtoria e shërbimit të rinisë dhe sportit në qendër të Konya-s, tha se turneu do të vazhdonte edhe më tej. Turneu pritet të përfundojë më 6 maj.
Çiklistët kanë udhëtuar 130 kilometra çdo ditë për të mbuluar një rrugë prej 1.200 kilometrash.