Ekip
16 Qershor 2020•Përditësim: 16 Qershor 2020
Së paku 68 mjekë egjiptianë kanë vdekur nga koronavirusi i ri(COVID-19), ndërsa 430 të tjerë janë testuar pozitiv që nga koha kur pandemia mbërriti në këtë vend, tha sot një zyrtar i shoqatës së mjekëve të Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ibrahim el-Zayat, anëtar i këshillit të Sindikatës Mjekësore egjiptiane, në një prononcim për të përditshmen egjiptiane El-Youm El-Sabe (Youm7) tha se përqindja e infeksioneve në mesin e mjekëve është midis 5 për qind deri 7 për qind.
Në dy ditët e fundit, sindikata mbajti zi në deklarata të ndara për vdekjen e katër mjekëve për shkak të virusit.
Shoqata, megjithatë, nuk dha detaje në lidhje me infeksionet midis ekipeve mjekësore. Burime jozyrtare thonë se ka 1.000 infeksione midis punonjësve të kujdesit shëndetësor, përfshirë 180 vdekje në të gjithë Egjiptin.