Ekip
16 Qershor 2020•Përditësim: 17 Qershor 2020
Minat tokësore të vendosura nga milicitë e komandantit renegat Khalifa Haftar në Libi kanë vrarë 39 civilë në jug të kryeqytetit Tripoli, sipas autoritetit kombëtar të veprimit kundër minave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Qendra Libiane për Pastrimin e Minave dhe Mbetjet e Luftës tha se 71 civilë janë plagosur gjithashtu nga eksplozivët e Haftarit.
Megjithatë, në deklaratë nuk është specifikuar data se kur ka ndodhur ky incident.
Ushtria libiane kohët e fundit u ka shkaktuar goditje të rënda forcave të Haftarit, duke çliruar qytetet Tripoli dhe Tarhuna, si dhe vende të tjera strategjike, përfshirë bazën ajrore të Al-Watiya.
Qeveria e njohur ndërkombëtarisht është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli 2019, dhe më shumë se një mijë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e dhunës.